Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, falja nëpër xhami

schedule07:57 - 24 Maj, 2020

schedule 07:57 - 24 Maj, 2020

Besimtarët myslimanë pas një muaji sakrificash dhe solidariteti këtë të dielë festojnë Fiter Bajramin. Për shkak të koronavirusit këtë vit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk ka qenë vendi ku janë mbledhur mijëra besimtarë.

Xhamitë të cilat u hapën vetëm disa ditë më parë mikpritës dhjetëra besimtare, të cilët u falën mbi të gjithë për shëndetin e familjarëve në një kohë kur kjo nuk ka qenë më e vlefshme se kurrë.

Në kryeqytet falja e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu.

Këtë të dielë vendi është në karantinë totale, besimtarët myslimanë nuk janë ndaluar për të shkuar në xhami./abcnews.al