Kaliforni, automjeti me bombola gazi shpërthen në bazën ajrore

schedule10:11 - 23 Mars, 2018

schedule 10:11 - 23 Mars, 2018

Një automjet i mbushur me bombola gazi propan shpërtheu përmes hyrjes kryesore të bazës ushtarake Travis në Kaliforni të veriut. Shpërthimi ndodhi, pasi shoferi i vuri flakën qëllimisht mjetit që drejtonte. Mësohet se ai humbi jetën brenda makinës.

Hetuesit, duke përfshirë edhe FBI, po e trajtojnë episodin si një akt të mundshëm terrorizmi. Gjatë ngjarjes nuk janë regjistruar të shtëna dhe zjarrfikësit shuan flakët. Shoferi është identifikuar, por detajet e tij personale nuk janë zbuluar.

Baza e Forcave Ajrore Travis është një terminal i rëndësishëm për autoritetet amerikane./abcnews.al