Një konflikt i dhunshëm raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Oshëtimë të Vlorës, ndërsa ka mbetur i lënduar një person, i cili dyshohet të jetë goditur me shkop. Paraparkisht, mendohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Autori i ngjarjes është ndaluar ndërsa i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta.
Po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes. /abcnews.al/