Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga në Dubai Jetmir Papës/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine

schedule17:12 - 23 Qershor, 2026

schedule 17:12 - 23 Qershor, 2026

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa. I konsideruar nga SPAK si kreu i një organizate kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim parash, Pepa është vënë në prangat e autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe pas një operacioni të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas hetimeve, grupi i tij dyshohet se ka organizuar trafikimin e tonelatave kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht në Belgjikë dhe Holandë. Në dosjen e SPAK, Jetmir Pepa rezulton si drejtuesi i strukturës kriminale, ndërsa një rol të rëndësishëm në organizatë dyshohet se kanë pasur edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Pepa është një nga figurat kyçe të hetimeve për trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Sipas dosjes hetimore, grupi kriminal i udhëhequr prej tij dyshohet se ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ka pastruar shuma të mëdha parash nëpërmjet tenderave publikë dhe bizneseve të ndryshme.



Më herët, në Dubai u arrestuan dhe u ekstraduan drejt Shqipërisë disa persona të lidhur me grupin e tij kriminal, mes tyre edhe Aleks Pepaj, vëllai i Jetmir Pepës, i cili sipas SPAK merrej me administrimin e të ardhurave të siguruara nga aktiviteti kriminal.

Sipas burimeve procedurat per ekstradimin e jetmit pepes kane nisur dhe pritet që të vijë në shqipëri aty ku do të përballet ne akuzat që rëndojnë mbi të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!