Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Kompani shtetërore për rezervat e naftës

schedule17:00 - 23 Qershor, 2026

schedule 17:00 - 23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon

“Duke pasur parasysh këtë marrëdhënie jashtëzakonisht strategjike me Italinë. Duke pasur parasysh këtë raport të afërt me Eni-n, që është një gjigand në tregun e hidrokarbureve, ne iu qasëm Eni-t. Folëm për një bashkëpunim strategjik në krijimin e këtij operatori të ri, i cili do të marrë përsipër edhe garantimin strategjik të naftës. Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjellë në firmosjen e këtij hapi të parë. Kompania ka mundësinë që të bëhet një model i ri i tregut të naftës dhe hidrokarbureve. Do të jetë aktive dhe në tregtinë ndërkombëtare të naftës.

Jemi shumë të inkurajuar dhe të lumtur për bashkëpunimin me një kompani gjigande. Kam një besim absolut. Me firmosjen e këtij memorandumi hapim rrugën, që pa hyrë gushti, të rikthehemi këtu për të deklaruar regjistrimin e kësaj kompanie të re, që do të jetë një aleat shumë i rëndësishëm i publikut shqiptar dhe një garant i Shqipërisë, në sajë të këtij bashkëpunimi me Italinë”, tha Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!