Cesc Fagrebas ishte vetëm 16 vjeç kur la moshat e Barcelonës për t’u transferuar tek Arsenali në Premier League. Mesfushori debutoi në atë moshë me “Topçinjtë” dhe shkëlqeu gjatë tetë sezoneve të kaluara te skuadra londineze.
Ajo aventurë u mbyll me 57 gola të shënuar në 304 ndeshje dhe në vitin 2011 u rikthye te Barcelona. Sot luan në Francë me Monacon dhe kujton transferimin te skuadra e Arsene Wenger në një bisedë në rrjetet sociale me Rio Ferdinand.
“Unë isha kapiteni i ekipit të të rinjve, sipër meje ishin Iniesta dhe lojtarë të tjerë të nivelit të lartë. Një ditë, një skaut i Arsenalit erdhi të bisedonte me prindërit e mi, isha shumë i interesuar ta dëgjoja. Na tha që unë isha gatuar për të luajtur tek Arsenali.
Ishte qershor kur mbërrita në Londër dhe të gjithë kishin shkuar me pushime, edhe Wenger. Sidoqoftë, trajneri mori një avion privat dhe erdhi në Londër. Më tregoi qendrën stërvitore dhe unë u dashurova me projektin e klubit“, kujton mesfushori spanjoll. /abcnews.al