Curtis Woodhouse, një ish-futbollist, i cili la e sportin më të bukur për boksin dhe tani është trajner, ka hapur polemika në Angli, porsa i përket ish-mesfushorit të Manchester United, Ryan Giggs. Uellsiani ishte për 24 vite pjesë e “Djajve të kuq” dhe fitoi zemrat e tifozëve të ekipit të tij.
Gjithsesi, për Curtis ai ishte një lojtar i mbivlerësuar. “Ryan Giggs, një tjetër futbollist i Manchester United, që në mënyrë të pabesueshme është mbivlerësuar. Jetëgjatësi e jashtëzakonshme, por në një ekip që dominoi për vite të tëra.
Statistikat e tij për gola dhe asiste janë një tmerr. Një tjetër mit i Manchester United, lojtar i mirë, por kurrë diçka më shumë se kaq. Giggs ka 162 asiste në Premier League për 22 vite dhe 109 gola, për më shumë se 22 vite.
Skuadra e tij dominoi dhe theu rekorde. Ryan Giggs ishte një sulmues i majtë, por duke parë statistikat e tij mund ta ngatërroni me një mbrojtës të majtë”, shkruan Woodhouse në Twitter, ndërkohë që ka shumë fansa që e kundërshtojnë ish-mesfushorin. /abcnews.al