Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në qytetin e Korçës.
Një 18-vjeçar ka tentuar ti rrëmbejë nënës, fëmijën 4-vjeç në lagjen nr. 17.
Fatmirësisht, vetëm pak metra më tutje, autori është kapur nga banorët e lagjes, të cilët e kanë mbajtur të neutralizuar, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.
Ky i fundit është arrestuar menjëherë.
Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor./abcnews.al