Vllaznia vë në lëvizje edhe Sindikatën: Jepuni pagat lojtarëve!

schedule20:35 - 22 Maj, 2020

schedule 20:35 - 22 Maj, 2020

Vllaznia po kalon një moment të vështirë, pasi futbollistët janë shlyer për muajin janar dhe më pas nuk kanë marrë asnjë pagë tjetër. Kryebashkiakja Voltana Ademi i kërkoi Këshillit Bashkiak që të zgjidhë sa më shpejt këtë situatë, duke treguar edhe vullnetin e saj dhe të titullarëve të tjerë të klubit për ta kaluar sa më shpejt këtë moment.

 

Në krah të lojtarëve se fundmi ka dalë edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, që përmes një shkrese kërkon shlyerjen e futbollistëve kuqeblu, sipas kontratave të nënshkruara.

LEXO EDHE: Kaosi te Vllaznia, reagon kryebashkiakja Ademi: Situatë e rëndë, reagoni me përgjegjësi

Veç pagave, sindikata kërkon që klubi të plotësojë edhe kushtet e tjera të kontratës, që kanë të bëjnë me dietat ushqimore dhe akomodimin. Kjo vlen për lojtarët e huaj, të cilët qëndrojnë me qira në qytetin verior dhe ushqimin gjithashtu ua siguron klubi. /abcnews.al