Një 4 vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Berat pasi pati kontakt me rrymën elektrike në një ndër parqet e qyetit.
Abcnews.al mëson se vogëlushi ka ikur nga vëmendja e prindërve duke prekur një ndër telat që ushqente dritat e parkut duke ndërruar jetë.
Ai është dërguar mënjehëre në spital, por ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë.
Pritet që policia të gjejë përgjegjësit e kësaj tragjedie pasi ndodh në një park, i cili është në çdo orë të ditës plot me fëmijë.
/abcnews.al