Covid19 nuk përhapet lehtë nga prekja e sipërfaqeve të infektuara

schedule22:04 - 21 Maj, 2020

schedule 22:04 - 21 Maj, 2020

Pandemia e koronaviurist ka qenë një ndër problemet më të vështira që bota është përballur muajt e fundit. Duke qenë një sëmundje e re ka qenë shumë e vështirë për shkencëtarët që të bëjnë zbulimet e tyre, por edhe fakte themelore për ekzistencën e saj.

Megjithëse shumë janë shqetësuar për përhapjen e infeksionit përmes artikujve, si sende ushqimore ose dërgesa me postë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kanë publikuar udhëzime të përditësuara duke thënë se koronavirusi nuk përhapet me lehtësi nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve.

“Mund të jetë e mundur që një person të infektohet me COVID-19 duke prekur një sipërfaqe ose objekt që e ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta sytë. Kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit, por ende po mësojmë më shumë rreth tij”.

Megjithatë, CDC thekson se virusi përhapet me lehtësi nga personi në person. Ndër të tjera organizata për tu mbrojtur nga një sëmundje e tillë ka rekomanduar që njerëzit të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë, si edhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri./abcnews.al