Vazhdojnë testimet e futbollistëve në Serie A. Rutina e re stërvitore nuk i lejon futbollistët të futen në fushë pa kryer testet për COVID-19. Çdo ditë, futbollistët testohen dhe 24 orë më pas, dalin dhe përgjigjet.
Te Juventusi pas testimeve të fundit, ka vetëm lajme të mira, pasi asnjë futbollist nuk ka rezultuar pozitiv. Ai që ka pasur më shumë frikë nga testet e fundit, ka qenë padiskutim Paulo Dybala, i cili pati rezultuar pozitiv 4 herë në 6 testet e fundit.
Por duket se dhe ylli argjentinas është shëruar plotësisht dhe futbollistët e Juventusit, janë në shëndet të plotë. Lajme të mira jo vetëm për bardhezinjtë, por për të gjithë futbollin, pasi rikthimi sa më i shpejtë i një situatë normale, është dëshira e të gjithëve./abcnews.al