Një grup kriminal shqiptarësh që merrej me trafikun e lëndëve narkotike është shkatërruar nga autoritetet italiane. Sipas policisë, në pranga kanë rënë 16 shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk janë zbuluar endë.
Gjithashtu, ata sekuestruan në Milano 440 kilogramë marijuanë, rreth 10 kilogramë heroinë dhe gati 200 kilogramë substancë, që do përdorej për përzierjen e heroinës.
Mediat bëjnë me dije se banda e shqiptarëve e siguronte drogën në Shqipëri dhe e shpërndanin në Itali dhe Zvicër. Sipas autoriteteve, shqiptarët përdornin një sistem të koduar komunikimi, në mënyrë që të fshihnin trafikun e paligjshëm që kryenin./abcnews.al