“Meritoni vetëm lolipop”, Ralf Gjoni nxjerr lëpirëset për deputetët e PS, acarohet Ruçi: Po deshe mbaji në gojë

schedule11:42 - 21 Maj, 2020

schedule 11:42 - 21 Maj, 2020

Prej kohësh në Kuvendin e Shqipërisë nuk mungojnë episodet që shkaktojnë ilaritet mes deputetëve.

Edhe gjatë seancës së sotme, në sallën e Kuvendit deputeti Ralf Gjoni ka paraqitur disa lëpirëse në foltore gjatë fjalës së  mbajtur prej tij.

Kjo gjë ka acaruar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci i cili i ka tërhequr vëmendjen Ralf Gjonit që duhet të ruajë etikën parlamentare.

Debati:

Ralf Gjoni: Cdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë. Ccfarë lloj speciesh jeni mor? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop, (Ralf Gjoni nxjerr lëpirëse nga xhepi).

Gramoz Ruçi: Zoti deputet, ju tërheq vëmendjen për etikën parlamentare. Nuk të kërkova se ç’fut nëpër xhepa. Në daç mbaji në xhep në daç mbaji në gojë. Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!