Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës kanë vijuar me shira mesatarë dhe intensivë ndërsa paraditja lokalizon reshjet në Veri dhe Juglindje të vendit. Pasditja përmirëson dukshëm kushtet e motit por reshje të përkohshme shiu e dëbore mbeten prezent në territor. Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes, por më e ndjeshme renia gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.Era paraqitet mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Moti – E enjte, 22 mars 2018
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do jetë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke rrezikuar nga reshje të izoluara shiu e dëbore.
Pas mesdites ka një fuqizim të përkohshëm të reshjeve të shiut e dëborës në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit ulen me 3°C në mëngjes por renie më të ndjeshme sjell mesdita orët e mbrëmjes në gjithë vendin.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 6 ballë./abcnews.al