Më shumë se 100 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri në një thertore në Francën perëndimore. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet rajonale shëndetësore.
Rastet pasojnë përhapjen e virusit në fabrikat e përpunimit të mishit jo vetëm në Francë, por edhe në Gjermani, Spanjë, Australi, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil. Besohet se shkak mund të jetë afërsia e madhe që kanë njerëzit me njëri-tjetrin në këto ambiente pune.
Një total prej 109 personash kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, në një thertore në Cotes d’Armor pas një valë të dytë testesh, tha autoriteti rajonal i shëndetit të ARS në një deklaratë.
Rreth 818 punonjës të kësaj fabrike u janë nënshtruar testeve.
Personat që janë diagnostikuar me sëmundjen po kontaktohen nga firmat e sigurimeve të punonjësve që kanë identifikuar të gjitha kontaktet e tyre, duke u kërkuar që të respektojnë karantinat dyjavore, të bëjnë teste dhe të mbajnë vënë maska. /abcnews.al/