Balla për financimin e dyshuar rus për PD: KQZ dështoi

schedule16:01 - 21 Mars, 2018

schedule 16:01 - 21 Mars, 2018

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i kërkon prokurorisë ta thërrasë urgjentisht kreun demokrat Lulzim Basha. Sipas tij,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në skanimin e finacimeve, qe dyshohet se  ka bërë Rusia për selinë blu.

Thirrjen drejtuar Lulzim Bashës për të bërë transparencë mbi akuzat për financimin rus  të Partisë Demokratike , Taulan Balla nuk ka shpresë se do të dëgjohet. Pas dështimit të Komsionit qendror të zgjedhjeve ai I kërkon Prokurorisë ta marrë në pyetje urgjentisht.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportin financiar të Partisë Demokratike për vitin 2017 ku sipas kreu të grupit parlamentar socialist mungojnë deklarimet e Partisë Demokratike për disa shpenzime në vlera të mëdha. /abcnews.al