Alfred Lela: Policët që më dhunuan i kam falur, u bënë kokë turku! Rama e Lleshaj burracakë

schedule19:01 - 20 Maj, 2020

schedule 19:01 - 20 Maj, 2020

Gazetari Alfred Lela është ftuar nga artistët të mbajë fjalim në protestën e ditës  së sotme në shenjë falenderimi, kjo edhe për shkak se ishte një ndër personat që u dhunuan dhe arrestuan ditën e shembjes së Teatrit.

Ai ka deklaruar se nuk i fal Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn, sepse sipas tij u treguan burracakë duke mos e pranuar dhunën e ushtruar ndaj tij,

“Unë që kam kaluar dy orë e gjysmë në komisariat e di ça do me thënë 27 muaj. E vlerësoj sakrficën dhe nuk them se ishte dështim. Sepse shteti erdhi tinëz për të shembur një ndërtesë që nuk është e pushtetit, është e shtetit është e jona.

 Unë i kam falur policët sepse janë bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, por nuk e kam falur Edi Ramën dhe Sandër Lleshin, jo se u dhunova atë ditë, por se ishin të pazotë për ta pranuar dhunën. Për të qenë burra Shqipërie për ta pranuar dhunën, se janë burracakë nuk kam për t’i falur. Nuk do të thotë se do marr pushkën.

Ajo që ndodhi me Ramën nuk ishte suksesi i parë, ka pasur edhe të tjerë, kanabizimi i vendit cep më cep, detyrimi i të rinjve për të ikur nga vendi”, tha Alfred Lela./abcnews.al