Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u shpreh se opozita nuk duhet te kushtëzojë një çështje të rëndësishme si reforma zgjedhore me çështje lokale.
Balla më tej ka deklaruar se godina e Teatrit duhej shembur pasi nuk shërbente për asgjë. Sakaq ai tregoui edhe një histori me djalin e tij, ku tha se pasi e ka dërguar në Teatër që të shohë shfaqje, ai më pas është sëmurë.
“Unë kam pasur mundësinë të shkoj me tim bir në atë teatër. Pas teatrit jemi përballur me temperatura të larta dhe grip për shkak të problrmatiakve në atë teatër. Ai teatër s’mund të mbahej në këmbë sepse si shërbente askujt. Dikush tha të bëhet muze. Kush nga ju ka shkuar te Muzeu Kombëtar?” tha Balla.
Më tej Balla theksoi se çështjet komunale nuk duhet të afektojnë qasjen institucionale të opozitës.
“Kam shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita për fajin dhe turpin e vet kushtëzon ndërtimin e një rruge në Tiranë, ndërtimin e një stadiumi, këndi lojërash, bulevardi apo një teatri në Tiranë me qasjet institucionale në marrëdhëniet kontraktuale me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Për reformën zgjedhore edhe pse opozita para më shumë se një viti kreu një akt vetëvrasës të largimit nga parlamenti, ne me dëshirën tonë dhe dakortësinë e opozitës parlamentare krijuam një instrument për ta përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare.
Për Shqipërinë e cila në 2020 fillon bidedimet për anëtarësimn në BE, duhet të jetë vetëdije politike për çdo lider politik që ne duhet brenda qershorit të këtij viti të kemi miratuar transpozimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-ODIHR në kodin tonë elektoral. Kjo duhet të jetë detyrë dhe nuk mund të marrë peng askush”, tha Balla.

