Mëngjesin e së dielës së 17 majit, Teatri Kombëtar në Tiranë u shemb pavarësisht kundërshtimeve të shumta. Ndërkohë që në Lezhë Pallati i Kulturës po shkon drejt rrënimit. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim edhe pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i nëntorit.
Gazetari Gjergj Figuri ka raportuar nga Teatri i Lezhës duke treguar edhe kushtet e vështira në të cilat ndodhet ndërtesa.
Ambientet e ndërtesës thuajse janë të amortizuara.
Ndërkohë ka një rënie drastike të aktiviteteve, ndërsa shumica e ambienteve janë jashtë funksionit. Ndërhyrje sporadike ka pasur vetëm në skenën ku jepnin shfaqje artistët.
Në mungesë të ambienteve më të rëndësishme, ka ndodhur edhe braktisja e skenës nga artistët.