Një prift në Michigan ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të shmangur çdo llaj kontakti apo për të ruajtur distancimin social në mënyrë që të qëndrojë larg infektimit me koronavirus.
70 vjeçari Timothy Pelc nga kisha St Ambrose Michigan, ka vendosur që me një pistoletë lodër me ujë të spërkasë besimtarët që kalonin pranë kishës me ujë të bekuar. Gjatë kohës së pashkëve katolike, shumë besimtarë kalonin pranë kishës së tij, ndërkohë që Pelc i spërkaste ata me ujë të bekuar.
Fotot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërkohë në një prononcim për mediat lokale në Michigan të SHBA ai është shprehur se ideja për këtë mënyrë e mori nga një miku i tij i cili është mjek.
Në këtë mënyrë ai nuk thyen as masën e distancimit social. Michigan është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në ShBA ku deri më tani numëron 4 891 viktima./abcnews.al