Më 22 gusht të vitit 2004 realizohej një nga golat më të bukur në historinë e futbollit. Zlatan Ibrahimovic është autori dhe atë pasdite dhuronte magji në stadiumin e Ajax. Ylli suedez ishte pjesë e “Harkëtarëve” dhe pak ditë më vonë do të transferohej te Juventusi.
Rikthehemi te goli, të cilin bomberi i Milanit e ka zgjedhur si më të bukurin që ka shënuar me rekordmenët holandezë. Luhej Ajax-NAC Breda dhe Ibra dhuroi një moment të paharrueshëm, duke i dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm.
Ai dribloi këdo që i doli para dhe shënoi një gol fenomenal. Diçka shumë e vështirë për t’u realizuar nga një human, por Zlatan ia doli, moment që e ka kujtuar në një postim në rrjetet sociale. /abcnews.al