Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vettingu në Drejtësi/Gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo përballë KPK

schedule11:52 - 21 Mars, 2018

schedule 11:52 - 21 Mars, 2018

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo është gjyqtari i parë në listën e 63 subjekteve që do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Lulo nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur nga Komisioni i pavarur i kualifikimit, por është përfaqësuar nga avokati i tij Ardian Visha.

Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja thotë se nga raporti për pasuritë i ILDKPI-së, rezulton se Lulo ka mungesë të burimit të pasurive. Në raportin e  ILDKPI flitet për një shumë 480 mijë dollarësh në Kanada një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë. Avokati Visha e ka kundërshtuar me pretendimin se akti i ILDKPI-së është i cunguar.Sipas tij, Fatos Lulo ka deklaruar pasurinë për 14 vite dhe asnjëherë nuk janë konstatuar problematika. Trupi Gjykues vendosi që të ta japë vendimin më 23 mars 2018 ora 11:00.

Pas përfundimit të seancës avokati Ardian Visha dha të tjera sqarime për mediat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!