Francesco Totti është idhulli i përjetshëm i Romës. Ish-kapiteni, një tifoz i zjarrtë i skuadrës ku zhvilloi gjithë karrierën e tij, ka dhënë një prononcim shumë interesant për revistën Libero. Thumbimet ndaj Lazios nuk mungojnë, teksa shpjegon edhe zgjedhjen që bëri kur ishte i vogël.
“Roma është një ëndërr, që e kam mbajtur gjithmonë afër vetes. Në Romë është vetëm Roma, Lazio nuk ekziston. Nuk krahasohen këto dy skuadra, por kjo nuk do të thotë që po flas keq për ta. Roma është unike, ashtu si tifozët e saj. Janë pasionantë, të ndjeshëm dhe japin gjithçka për fanellën verdhekuqe.
Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Romës, e kam pasur ëndërr të vishja këtë fanellë. Kam pasur më fat se të tjerët, Roma është qyteti më i bukur në botë. Deti, malet, dielli miqtë, të afërmit. Nuk e ndërroj këtë qytet me asnjë tjetër.
Oferta e Lazios kur isha i vogël? Mamaja ime ishte tifoze e Lazios, kjo për shkak se nëna e saj ka qenë me Lazion. Unë luaja me Lodigianin, të dy klubet më donin dhe lajmëruan familjen e vëllanë tim, Riccardon.
Unë nuk kisha dyshime për zgjedhjen, babai dhe vëllai ishin romanista. Zgjodha Romën, edhe pse ata preferonin Lazion pasi paguante më shumë. Për fat qëlloi zgjedhja më e mirë“, thekson Kampioni i Botës më Italinë në vitin 2006. /abcnews.al