Euro ’84, maltezët rrëfehen

schedule11:42 - 21 Mars, 2018

schedule 11:42 - 21 Mars, 2018

Disa ish-futbollistë të kombëtares malteze te futbollit kanë rrëfyer se humbja 12 me 1 me Spanjën në kampionatin Euro 84 erdhi pasi kundërshtarët ishin nën efektin  e dopingut. Kurse futbollistët maltezë ishin droguar qëllimisht.

Limona të droguar, ka qenë pikërisht ky elementi apo arma secrete që në vitin 1983 i lejoi kombëtares spanjolle të futbollit  të fitonte 12 me 1 në Sevilia ndaj kombëtares malteze. Duke marrë kështu një kualifikim në dëm të Holandës për kampionatin europian të futbollit të vitit 1984 në Francë. Disa protaonistë maltezë kanë pranuar këtë fakt në programin “Fiebre Maldini” në televizionin privat spanjoll ‘Movistar +’. Trajneri i atëhershëm Viktor Skeri tregon se në përfundim të pjesës së parë, një person i shkurtër i veshur me të bardha hyri në dhomat e zhveshjes duke u orfuar lojtarëve copëza liomoni. Lojtarët i hëngrën dhe më pas u ndjenë shumë keq.

Pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar 3-1 për Spanjën e cila kishte nevojë të fitonte të paktën me 11 gola diferencë për të lënë prapa Holandën dhe të shkonte në Francë. Në pjesën e dytë të ndeshjes spanjollët shënuan 9 gola duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 12 me 1.

Sulmuesimaltez në atë kohë, Silvio Demanuele, tha se pasi kishin ngrënë limonat ishin ndjerë si të dehur, si pas një nate në pub. Ai madje akuzoi spanjollët se kishin marrë doping pasi kishin një energji jo normale. /abcnews.al