Itali, 19 të arrestuar për lidhje me mafian e trafik kokaine

schedule10:09 - 21 Mars, 2018

schedule 10:09 - 21 Mars, 2018

19 persona, të akuzuar për lidhje me mafian dhe trafik kokaine, u arrestuan në dy operacione të ndryshme të policisë italaine në Romë dhe Napoli. Mes tyre ka edhe shqiptarë.

Armë dhe kokainë, 19 të arrestuar, 16 në burg dhe 3 në arrest shtëpie, është ky rezultati i operacioneve të policisë italiane mëngjesin e së mërkurës në Romë e Napoli. Rreth 200 agjentë policie kanë marrë pjesë në këto operacione ku janë kryer dhe 44 kontrolle banesash. Personat e arrestuar, mes të cilëve dhe shqiptarë, kanë lidhje me figura të rëndësishme të mafies italiane, ndërsa qendra e aktivitetit të tyre të paligjshëm ishte në Romë. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë të ndryshme, nga trafiku i kokainës e deri te përdorimi i armëve.

Media italiane shkruajnë se ndër të arrestuarit është dhe një emër i njohur për policinë, Arben Zogu.

Hetimet e policisë italiane zbuluan se bëhej fjalë për dy organizatat kriminale të dyja të lidhura me trafikun e drogës, ndërsa njëra prej tyre ishte mafioze dhe drejtohej nga vëllezërit Salvatore e Xhenny Espozito, ndërsa kreu i grupit të dytë është Vincenzo Polito, i cili njihet për lidhjet e tij me mafian në Rexho Kalabria./abcnews.al