Daniel Sturridge lë pas telashet, gati transferimi në Amerikë

schedule19:18 - 25 Maj, 2020

schedule 19:18 - 25 Maj, 2020

Ish-sulmuesi i Chelsea, Manchester Cityt, Liverpoolit dhe Trabzonspor, Daniel Sturridge, u dënua me katër muaj pezullim nga futbollit për shkak se kishte vendosur baste të paligjshme. Në muajin shkurt, sulmuesi anglez u shpall fajtor.

Si pasojë, Trabzonspor i ndërpreu kontratën dhe Sturridge gjatë verës, duhet të gjejë skuadër të re. Alternativat në Europë, duket se kanë mbaruar, pasi asnjë klub nuk preferon të marrë përsipër telashet e anglezit, si dhe rrogën e tij të majme.

Por, një bashkëkombës pritet t’i vijë në ndihmë. David Beckham, tashmë president i Inter Miami, është gati t’i ofrojë një kontratë Sturridge dhe ky i fundit, mund të përfundojë në Amerikë./.abcnews.al

 

;