Mino Raiola, një ndër agjentët më të famshëm dhe më të pasur të futbollistëve, është menaxher i disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit. Erling Haaland është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato, edhe pse ka më pak se 6 muaj që është transferuar te Dortmund.
Juventusi shihet si një nga skuadrat favorite për të arritur te firma e tij, pasi e kërkoi dhe gjatë kohës kur Haaland luante për Salzburg. Raiola dhe Haaland vendosën të transferoheshin te Dortmund, duke e refuzuar Juventusin.
Për këtë vendim, Raiola shpjegoi shkurt dhe qartë: “Haaland nuk u transferua te Juventusi, pasi ata do e çonin të luante për ekipin U-23”, referuar faktit që te bardhezinjtë, nuk iu besojnë të rinjve. Haaland duket se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi te Dortmund, po duket i pandalshëm./abcnews.al
Haaland’s agent explains why he picked Dortmund over Juventus ? pic.twitter.com/zhgPfRw51E
— B/R Football (@brfootball) May 18, 2020