Deputeti i CDU, Wadephul i zhgënjyer me shembjen e TK: A kishin të drejtë ata që votuan kundër Shqipërisë?

schedule15:21 - 18 Maj, 2020

schedule 15:21 - 18 Maj, 2020

Deputeti i CDU, Johann Wadephul, i cili është një nga mbështetësit më të fortë për perspektivën europiane të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, për shembjen e godinës shekullore. Në reagimin e tij në Twitter, Wadephul ka shtruar pyetjen, nëse kishin të drejtë shtetet që votuan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Si një mbështetës i fortë i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar më zhgënjeu dhe mërziti.  A kishin të drejtë kundërshtarët e mi kur refuzuan hapjen e negociatave me Shqipërinë?”, shkruan ai në Twitter.