Nuk përqafonte dot gjyshen prej koronavirusit, 29-vjeçari gjen zgjidhjen e pazakontë

schedule10:24 - 18 Maj, 2020

schedule 10:24 - 18 Maj, 2020

Një burrë ka arritur që të gjejë një mënyrë për të përqafuar të afërmit e tij në një kohë kur kërkohet distancim fizik me njerëzit.

29-vjeçari anglez Antony Cauvin krijoi një “perde dushi” me hapje për krahët në mënyrë që t’i jepte një përqafim gjyshes së tij pas shumë muajsh që i kaluan të ndarë.

“Perdja e Përqafimit” është krijuar nga një perde e tejdukshme dushi e cila ka të inkorporuara dy palë mëngë të sigurta me anë të të cilave bëhet i mundur përqafimi. Përpara se ta çonte perden tek gjyshërit e tij dhe ta vendoste tek kopshti i tyre, Antony e provoi fillimisht perden me bashkëshorten e tij Miriam.

“Ne në fillim qeshën me idene, por pastaj menduam se mund të funksionojë, tha ai për Sky News.

Bashkëshortja e tij Miriam filmoi momentin kur ai dhe gjyshja Lily më në fund u përqafuan përsëri, ndërsa videoja e tyre është ndarë më shumë se 162,000 herë në Facebook dhe ka marrë miliona shikime. /abcnews.al/