Edhe pse pati një kundërshtimit të artistëve, qytetarëve dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e së dielës.
Në një intervistë në “Skype” në “ABC e Mëngjesit”, Elsa Ballauri drejtore e Grupit Shqiptar të Drejtave të Njeriut ka folur hapjen e Muzeut në Tiranë, “Muzeu i Gruas Shqiptare”, dhe përplasjen fizike të qytetarëve që protestuan në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe Policisë.
Ballauri shpjegoi se qëllimi i këtij Muzeu është të njihemi me situata apo periudha që në lidhje me gruan nuk janë të njohura dhe në këtë mënyrë të shpalosen edhe vlerat e tyre.
Të ndalur te protesta e ditës së djeshme si në mbrojtje të Teatrit gjatë intervistës ajo u shpreh se ajo që mbetet për tu shqetësuar është përdorimi i dhunës, ndërsa shtoi se ishte shumë traumatike.
“Ndërhyrja ishte besoj e organizuar, ndërsa punonjësit e policisë të cilët mbeten punonjës edhe të frikësuar për vendin e punës. Frikën për ekzistencë për fat të keq e kemi ndjerë në të gjithë shoqërinë shqiptare. E gjitha ajo nisi për një godinë.
Mekanizmi i dhunës shihet si një “mekanizëm edukimi”, e gjithë kjo në na përmbys përvojën e gjithë këtyre viteve, që ne kemi folur për demokraci.
Ky është një debat që duhet rihapur në Shqipëri. Dhuna e Policisë është ende nëpër dosje që ne i kemi kaluar. E gjithë kjo situatë ndodhi në një atmosferë karantine, ku shihet edhe si një provokim. E gjithë kjo vonesë e Institucioneve të Drejtësisë ka sjellë shumë shqetësime.
Ka disa elementë që bien ndesh dhe shumë gjëra nuk janë marrë parasysh”, u shpreh ajo./abcnews.al