Mbrëmjen e kësaj të diele një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Mamurras, Laç. Janë plagosur me armë zjarri 2 persona në rrethana të paqarta.
Mësohet se të plagosurit janë Klevis Lika dhe Eltion Zyka 21 dhe 21 vjeç, banues në Mamurras.
Burime për ABC News njoftojnë se 2 të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ata janë plagosur nga persona ende të paidentifikuar ndërsa ishin duke konsumuar kafe në një lokal.
Sipas raportimeve të para mësohet se autori që ka plagosur 2 personat është identifikuar nga policia. Ai është E. N. 22 vjeç.
Ndërkohë nga sa mësohet, sherri mes këtyre personave ka ndodhur pas një zenke banale.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat po kryejnë veprimet hetimore.
Njoftimi i policisë:
Plagosen me armë zjarri dy të rinj, Policia zbardh menjeherë ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L.,21 vjeç dhe E.Z.,21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes shtetasin E.N, 22 vjeç.
Janë ngritur pika konrolli dhe vijon kontrolli i zonës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit./abcnews.al