Autobiografia e kapitenit të Juventusit, Giorgio Chiellini, ka marrë vëmendje të madhe në mediat sportive dhe dita-ditës, po publikohen pjesë interesante nga rrëfimi i mbrojtësit italian.
Sot, e ka pasur radhën një koment epik për trajnerin aktual të “Zonjës”, Maurizio Sarri. Për strategun italian, i cili njihet për konsumin e madh të cigares, Chiellini ka shkruar: “Është e pamundur të flasësh me Sarrin dhe të mos bësh dush menjëherë.
Gjithmonë kur na thërret në zyrën e tij, shkojmë menjëherë pas stërvitjes, në mënyrë që të mos bëjmë dush dy herë. Sarri i tillë është, ka ndryshuar pak te Juventusi, por askush nuk mund ta ndajë atë nga cigarja”, shkroi mes të tjerash italiani./abcnews.al