Operacion blic në Itali, aty ku prokurorët e Zyrës së Prokurorisë Federale u shfaqën pasditen e djeshme në “Formello”, qendrën sportive të Lazio. Gjithçka për të parë nëse ekipi kryeqytetas po stërvitej sipas rregullave të autoriteteve, që kërkuan të mos ketë përgatitje në grup.
Presidenti Claudio Lotito gjithashtu ka qenë i pranishëm, ndërkohë që Corriere Dello Sport raporton se ky aksion ishte i papritur. Asnjë lajmërim për Lazio, që thuhet se nuk kishte bërë asnjë shkelje, madje ka marrë edhe vlerësime pas inspektimit dhe hartimit të raportit.
Lazio ditë më parë u akuzua se kishte shkelur rregullat, duke organizuar ndeshje tre kundër tre gjatë seancave stërvitore. Kjo ishte edhe arsyeja e këtij aksioni të marrë në mënyrë krejtësisht sekrete. /abcnews.al