M’Gladbach siguroi një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Eintracht Frankfurt ditën e djeshme. Miqtë triumfuan 1-3, parakaluan Leipzig dhe renditen në vend të tretë në kampionatin gjerman.
Ndeshja dhuroi katër gola dhe një rast flagrant të humbur. Ishte minuta e 85-të dhe M’Gladbach kishte shansin për të vulosur fitoren me “poker” golash. Portieri vendas doli blof, Justin Hofmann mori një top nga një shok i skuadrës dhe e kishte shumë të lehtë për të dërguar topin në rrjetë.
Gafë fatale e tij, teksa meritë ka edhe Martin Hinteregger. Mbrojtësi vendas i hoqi kënaqësinë e golit 23-vjeçarit të M’Gladbach, duke kryer një ndërhyrje fantastike dhe mbrojtur portën e tij. /abcnews.al

