Ditën e hënë, me datë 18 maj, Italia do të hapë gjithçka: baret, restorantet, sallonet, muzetë dhe ambientet stërvitore. Këtë gjë, e konfirmoi kryeministri i Italisë, Guissepe Conte.
Sipas kreut të shtetit italian, rreziku më i madh ka kaluar dhe njerëzit, brenda qytetit të tyre, mund të takojnë të afërmit dhe të rikthehen dita-ditës në jetën normale.
Sa i takon futbollit, Conte dha dritën jeshile për rikthimin e stërvitjeve normale ditën e hënë dhe ekipet e Serie A, do të kenë mundësinë të stërviten normalisht. Javën e ardhshme, pritet të ketë dhe një datë zyrtare për rifillimin e Serie A. Data paraprake, është parashikuar me 3 qershor, por futbolli mund të rinisë më shpejt./abcnews.al