Të marten banorët e këtij pallati në lagjen 8 në Durrës, të dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit duhet të boshatisinë shtëpitë.
Pas shumë ekspetizash, inxhinerët vendosën shembjen e tij, për shkak të rrezikut që i kanoset. Banorët treguan se janë njoftuar përpara dy ditësh dhe e kanë të pamundur të gjejnë një strehë tjetër.
“Të na lenë afatin e duhur për të dalë nga pallati pasi e kemi të pamundur të dalin për 24 orë. Madje, ka shumë banorë që janë jashtë për shkak të pandemisë“, shprehet një banore.
Ata kërkojnë siguri.
“Duam garanci që ky pallat do të ndërtohet këtu dhe jo diku tjetër“, shprehet një tjetër.
Banoret shprehen se fillimisht ekspertet e kane klasifikuar pallatin të riparueshëm, ndrësa në analziën e dyte është vendosur shembje e tij. /abcnews.al