Borrusia Monchengladbach luan sot në transfertë kundër Eintracht Frankfurt, në një ndeshje që nis prej orës 18:30 dhe do të luhet pa praninë e publikut. Gjithsesi, drejtuesit e Gladbah kanë gjetur një mënyrë për t’i bërë disi ndryshe përballjet e tyre në shtëpi.
Aty do të vendosin në stola fotografi të tifozëve dhe stadiumi i tyre do të duket plot. Sigurisht nuk është njëlloj, sikurse edhe është shprehur trajneri Marco Rose në konferencën e zakonshme për shtyp.
“Mendoj se kjo fushatë është e shkëlqyeshme. I jep Borrussia-Park pak jetë. Padyshim nuk i zëvendëson tifozët e vërtetë, por sërish është bukur t’i shohësh ata”, është shprehur Rose. /abcnews.al
?"20,000 have been put up and the players prefer this to a big grey empty space" @honigstein on @borussia_en fans putting cardboard cutouts in their stadium pic.twitter.com/Wk1Gl6dmUM
— Football Daily (@footballdaily) May 14, 2020