Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fasoneria në Durrës vatër e nxehtë infeksioni, konfirmohen 8 raste të reja me Covid 19

schedule11:53 - 16 Maj, 2020

schedule 11:53 - 16 Maj, 2020

Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të shtunë në Durrës duke e çuar në 18 numrin e personave të sëmurë aktive.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se rastet e reja të konfirmuar në qytetin bregdetar janë punonjës të një rrjeti fasonerish, e cila ka një fabrikë në Krujë, e cila u bë vatra e infeksionit në këtë qytet.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se dhe pse ditët e fundit numri i rasteve me koronavirus në Durrës është rritur, qyetarët nuk e marrin parasysh  një fakt të tillë por shijojnë shëtitjet e tyre në grupe përgjatë bregdetit.

Lexo edhe: Rritet numri i të infektuarve me Covid 19, konfirmohen 17 raste te reja

Ndërkohë numri i të infektuarve në vendin tonë tashmë ka arritur në 933 mes të cilëve 31 kanë humbur jetën dhe 714 janë shëruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!