Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë në Gjermani. Ai ëhstë takuar me Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë z.Joachim Herrmann. “Një takim pune shumë konstruktiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal” – sdhrkuan Xhjafaj pas takimit me të në tuiter.
Gjatë takimit mes tyre u diskutua për çështjet e rendit dhe të sigurisë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë e Gjermanisë.
“Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar, @ForcaELigji, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici”.
Ndërsa falenderoi bavarezët për mbështetjen në rrugën europiane, Xhafaj njoftoi se ka ftuar ministrin Joachim Herrmann për një vizitë në Tiranë. /abcnews.al