Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Rifillimi i Seria A, klubet kërkojnë sqarime për protokollin sanitar

schedule12:59 - 15 Maj, 2020

schedule 12:59 - 15 Maj, 2020

Klubet e Seria A po përgatiten për rifillimin e kampionatit, por ende ka shumë pikëpyetje. Është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ato të Seria A si dhe me disa mjekë, ku është diskutuar rreth protokollit shëndetsor kur të fillojë kampionati.

Ky takim ishte kërkuar nga klubet dhe kërkonin më shumë informacion se çfarë do të ndodhë nëse ka raste pozitive me Covid-19 deri në fundin e sezonit. Sipas raportimit të “Sky Sport Italia”, do të jetë Komiteti Teknik dhe Shkencor (CTS), ai që do të bëjë një sqarim të situatës përmes një deklarate për shtyp në orët e ardhshme.

Madje, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, do të zhvillojë një takim me Ministrin e Sportit, Vincenzo Spadafora, për të diskutuar procedurat që do të vendosen. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!