Gjetja unike për të ruajtur distancën në këtë kafene gjermane

schedule13:27 - 15 Maj, 2020

schedule 13:27 - 15 Maj, 2020

Në Gjermani si në shumë vende të tjera evropiane ka nisur lehtësimi i masave ndaj koronavirusit. Mes rregullave strikte baret dhe restorantet kanë nisur nga puna.

Mirëpo, pamjet nga një kafene në Schwerin po bëjnë tashmë xhiron e rrjeteve sociale. “Cafe & Konditorei Rothe” filloi punën këto ditë, duke iu shërbyer klientëve jashtë.

Tavolinat janë vendosur në mënyrë që të ruhet distanca 1.5 metër. Deri këtu çdo gjë është në rregull, ndërsa pronari është kujdesur për shumë më shumë se kaq.

Në këtë kafene klientët janë të detyruar të mbajnë në kokë shkopinj pishine, të vendosura mbi kapele.

Në këto periudha të vështira është kënaqësi t’i bësh të tjerët të buzëqeshin“, tha pronari,  Jacqueline Rothe.

Gjermania ka nisur lehtësimin e masave, ndërsa kancelaria Angela Merkel tha se po planifikojnë të hapin kufirin me Francën, Zvicrën dhe Austrinë që nga 15 qershori.

Gjermania ka 174,098 raste të konfirmuara me koronavirusit dhe 7861 viktima. /abcnews.al