Princesha e Austrisë ndahet nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 31-vjeçare

schedule13:16 - 15 Maj, 2020

schedule 13:16 - 15 Maj, 2020

Princesha e Austrisë, Maria Singh ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare. Mësohet se ajo vdiq nga një aneurizëm i papritur kardiak, vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj.

Princesha e Austrisë lindi në Luksemburg. Kur ishte 5 vjeç u transferua në Rusi me familjen e saj. Atje studioi në Shkollën Gjermane të Moskës dhe më vonë u transferua në Belgjikë, për të marrë pjesë në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit.

Maria u martua me kuzhinierin Rishi Roop Singh, në vitin 2017 dhe së bashku kishin një djalë 2-vjeçar të quajtur Maxim.

Statusi mbretëror i Marias erdhi nga të dy anët e familjes së saj dhe në këtë mënyrë ajo ishte një pasardhëse e dinastisë Habsburg.