Berati është kthyer në një vatër të nxehtë të koronavirusit, ndonëse ishte shpallur zonë e gjelbër. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19. Përfaqësuesja e ISHP, Silva Bino bëri të ditur se mes 5 të infektuarve, një është personel shëndetësor.
Abcnews.al raportoi më herët se rastet e reja janë familjarë të punonjëses së bashkisë të konfirmuar një ditë më parë. Konkretisht të konfirmuar pozitiv me Covid 19 janë nëna, babai, motra, vëllai dhe vajza e saj 2 vjeç.
LEXO EDHE: Rikthehet “vala e dytë”? 18 raste të reja me koronavirus, shkon në 916 numri i të prekurve
Sakaq, për të dytën ditë radhazi është raportuar rritje e ndjeshme e numrit të të infektuarve në vend. Sot u konfirmuan 18 raste të reja duke e çuar në 916 numrin total të të prekurve. /abcnews.al

