5 këshilla si të përballojmë COVID-19 nga alpinistët e Malit Everest

schedule10:48 - 15 Maj, 2020

schedule 10:48 - 15 Maj, 2020

Nga Ph.D. Shaunna Burke Psychology Today

Në një lartësi prej 8,848 metra mbi nivelin e detit, ngjitja në malin Everest është një provë e jashtëzakonshme e durimit dhe qëndrueshmërisë njerëzore. Alpinistët ngjiten në një mjedis ku oksigjeni është i rrallë dhe mbijetesa është e vështirë.

Studimet kanë treguar që alpinistët që ngjiten në lartësi të mëdha bindin trurin se ata do ia dalin duke bërë të mundur që ata të menaxhojnë rrezikun,  stresin dhe të jenë të duruar për një periudhë të zgjatur kohore, raporton abcnews.al

Pesë mësime kritike psikologjike të mësuara nga përpjekja ime e suksesshme për në majën e malit mund të hapin një dritare se si mund të lundrojmë psikologjikisht në krizën e koronavirusit.

1.Menaxhimi i frikës ekzistenciale

Ndërsa numri i vdekjeve të COVID-19 vazhdon të përshkallëzohet, ne duhet të përballemi me vdekjet  e të dashurve tanë. Ndërgjegjësimi  për vdekjen dhe dobësinë tonë personale përballë vdekjes mund të çojë në ankth dhe çrregullim të humorit.

Frika nga vdekja është diçka e natyrshme njerëzore, duke marrë parasysh përpjekjen tonë të lindur për të shijuar  jetën. Problemi lind kur frika del jashtë kontrollit dhe na pengon që të mendojmë , kështu që mendja jonë fillon të parashikojë . Çeshtja kryesore është se si ne të menaxhojmë frikën,  që na pengon të ecim përpara.

Alpinistët e largojnë frikën duke u marrë me diçka aktive në mënyrë që të largojnë nga truri mendimet negative, raporton abcnews.al

Alpinistët rrezikojnë jetën në mjedise të tilla pothujse çdo ditë. Në çdo pikë të malit ata janë të vetëdijshëm se mund t’i ndodhi çdo gjë, siç janë ortekët, rrëzimi në kthesa, ftohje  dhe mungesë të oksigjenit.

Pra, nëse jemi në mes të një krize globale shëndetësore ose të një mali të pabesë, ajo çfarë duhet të bëjmë është të pranojmë frikën dhe të përballemi me të, në këtë mënyrë mund të lehtësojmë veten nga dominimi i frikës tek ne.

2.Duhet të pranojmë pasigurinë

Ndërsa planet për të hequr bllokimin po vazhdojnë ngadalë, pasojat e distancës sociale dhe ekonomike do të  vazhdojnë të rrisin pasigurinë në të gjithë botën. Ka shumë pyetje për të cilat qeveria, ekspertët mjekësorë dhe udhëheqësit shkencorë nuk kanë përgjigje dhe nuk mund të bëjnë parashikime të sakta – siç është kur ekonomia do të rikuperohet ose kur do të zhvillohet një vaksinë – e cila po nxit ndjenjat e pasigurisë tek të gjithë. Toleranca ndaj pasigurisë ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga personi në person. Por ne të gjithë kemi një kufi. Studimet tregojnë se një nivel më i lartë i intolerancës ndaj pasigurisë mund të rezultojë në cenueshmëri konjitive dhe humbje të shpresës, raporton abcnews.al

Në malin Everest, alpinistët pranojnë që pasiguria është e pashmangshme. Pa marrë parasysh se alpinistët janë përgatitur si fizikisht dhe mendërisht, ka gjithmonë rreziqe në mal që janë të paparashikueshme. Përpjekja për të kontrolluar të pakontrollueshmen është rraskapitëse dhe lodhje mendore. Përkundrazi, alpinistët pranojnë të jetojnë me pasigurinë duke u përqëndruar në atë që ata mund të kontrollojnë (proceset e mendimit) dhe duke përdorur të panjohurën si burim motivimi .

Ndërsa vazhdojmë të luftojmë me pandeminë, duke u përqëndruar në atë që është në kontrollin tonë – si ku dhe ku shpesh marrim informacione për koronavirusin dhe përpiqemi  çdo ditë për t’u kujdesur për shëndetin tonë fizik dhe mendor kjo mund të na ndihmojnë të jetojmë jetën tonë me bindje dhe besim  pavarësisht se ndodhemi në një botë të pasigurt, raporton abcnews.al

3.Duhet të përshtatemi

Ndryshimi është i pashmangshëm në malin Everest. Për shembull,  mund të ketë mot të keq papritur, duke e kthyer një ngjitje relativisht të sigurt dhe të drejtpërdrejtë në një katastrofë të pabesë dhe potencialisht fatale. Në mënyrë analoge, pandemia e re e koronavirusit ka ndryshuar  jetën siç e njohim ne. Me miliona nën izolim, biznesi dhe shkollat ​​e mbyllura, udhëtimet ndërkombëtare të ndaluara, ne jemi detyruar papritmas të përshtatemi me ndryshimin e rutinës tonë.

Përvojat me shpërthimin ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga një person në tjetrin (p.sh., për disa, karantina është vetmi; për të tjerët është një mundësi për t’u bashkuar përsëri me familjen) dhe po kështu edhe reagimet tona emocionale ndaj krizës  janë ndryshe.

Rreziku i shëndetit të dobët mendor rritet  gjatë stresit dhe, nëse nuk menaxhohet në mënyrë efektive, mund të çojë në probleme njohëse dhe emocionale, siç janë ankthi, depresioni , nervozizmi dhe humbja e aftësisë intelektuale, si dhe sjellje jo të shëndetshme si abuzimi me substancat dhe pagjumësia, raporton abcnews.al

Zhvillimi i aftësisë psikologjike është thelbësore për të mbrojtur shëndetin tonë psikologjik përballë një jetë kaq shumë sfiduese.

Ne duhet të përpiqemi të jetojmë jetën siç është , të qëndrojmë optimistë , të kërkojmë mbështetje sociale dhe të praktikojmë  aktivitete që i japin jetës tonë qëllim dhe kuptim  dhe që na sigurojnë qetësi mendore. Mos harroni se jemi më elastikë sesa ne mendojmë.

4.Këmbëngulja dhe durimi

Duhen rreth dy muaj për t’u ngjitur në malin Everest. Për të arritur në majë, alpinistët duhet të vazhdojnë përballë kushteve rraskapitëse, shqetësimit të vazhdueshëm, ngjitjeve të përsëritura dhe ndonjëherë mungesës së oksigjenit (p.sh., dhimbje koke, gulçim, lodhje ekstreme). Vazhdimi për të vënë njërën këmbë para tjetrës është thelbësore për arritjen e destinacionit. Në të njëjtën kohë, ka momente gjatë ekspeditës kur kërkohet durim (p.sh., kur moti i keq i detyron alpinistët të ulen dhe të presin).

Ngjashëm me shpërthimin e COVID-19 dhe pasigurinë me të cilën përballemi, është e domosdoshme që të jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mposhtur virusin, pa marrë parasysh sa e vështirë bëhet.

Në të njëjtën kohë, durimi është i nevojshëm për të na ndihmuar të ruajmë një mirëqenie mendore të qëndrueshme kur përballemi me trazira afatgjata dhe pengesa të mundshme (p.sh., një valë e dytë) dhe vonesa (p.sh. zbulimi i një vaksine).  Duhet të durojmë me qetësi dhe pa negativitet.

Koronavirusi do të jetë pjesë e jetës sonë, ndoshta me vite, derisa të zhvillohet një vaksinë. Si të qëndrosh në majën e Everest (i cili është vetëm gjysma e qëllimit përfundimtar të rikthimit të gjallë në kamp), kur bllokimi të jetë hequr plotësisht, ashtu duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të përqendruar në  mbajtjen nën kontroll të virusit dhe të përpiqemi që të zvogëlojmë shkallën e vdekshëmrisë derisa  të dalë një vaksinë.

5.Bashkëpunimi

Studimet kanë treguar se shumica e alpinistëve përdorin strategjinë e bashkëpunimit, veçanërisht kur përballen me katastrofa mjedisore (p.sh. tërmete, ortekë). Për shembull, ngjitja për në majë kërkon një grup të përzgjedhur të alpinistëve me përvojë që përgatisin rrugën nga Kampi 4 deri tek ngjitja  me litarë të duhur për të siguruar që alpinistët mund të arrijnë në majë të sigurt. Bashkëpunimi midis ekipeve të ekspeditës nga e gjithë bota është i nevojshëm për të organizuar furnizime dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore, raporton abcnews.al

Ky shembull i bashkëpunimit përfshin përpjekjen e koordinuar të një grupi njerëzish që punojnë drejt një qëllimi ose objektivi të përbashkët. Po kështu, mposhtja e COVID-19 kërkon një strategji të koordinuar globale për të parandaluar një valë të dytë dhe për të krijuar një vaksinë që mund t’i japë fund pandemisë. Vendet duhet të punojnë së bashku për të zhvilluar një strategji të unifikuar për mposhtjen e virusit. Në një komunitet dhe në një nivel individual, ne mund të mbrojmë kolektivisht shëndetin tonë mendor duke punuar së bashku për t’u kujdesur për të prekurit, të kujdesemi për fqinjët tanë dhe t’u japim dhe të marrim mbështetje për miqtë dhe familjen.

***

Së bashku do të arrijmë në fundin e pandemisë edhe pse rruga përpara do të vazhdojë të përfshijë jetë të humbura , pasiguri  dhe ndryshim. Përdorimi i strategjive psikologjike të përdorura nga Alpinistët e malit Everest mund të ndihmojnë në zbutjen e pengesave në rrugë, në mënyrë që të përballojmë më lehtë rrugën përpara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!