Putin mesazh Perëndimit: Do të qëndroj në pushtet deri 100 vjeç

schedule15:48 - 19 Mars, 2018

schedule 15:48 - 19 Mars, 2018

Në një editorial të gjatë të New York Times, Vladimir Putin konsiderohet si një president kriminel, i cili po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje dhe terren. Dhe si për ta konfirmuar këtë lideri i Kremlinit deklaron se do të jetë në pushtet deri 100 vjeç.

Vladimir Putin u rizgjodh në një mandat të katërt presidencial në votimin e së dielës në Rusi. Pyetja që lind tashmë është: çfarë zgjedhjesh të tjera mund të fitojë Putin në vitet e ardhshme?

Në një editorial të gjatë të New York Times, dedikuar Putin dhe të ngjashmëve të tij në Europë shkruhet se fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të Italisë këtë muaj, Lega Nord kundër Imigrantëve dhe Lëvizja Popullore Pesë Yjet, janë shumë simpatikë ndaj Putinit.

Kancelari i ri i Austrisë, Sebastian Kurz, qeveris në koalicion me Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë, e cila në vitin 2016 nënshkroi një kontratë me partinë politike, një kukull e Putinit, Rusinë e Bashkuar, për të “shkëmbyer përvojat” dhe “për të dërguar delegacione në vendet përkatëse”.

Në Shtator të një viti më parë në Gjermani, Partia e Majtë të ekstremit të majtë dhe Alternativa e Djathtë rritën elektoratin e tyre, ku sundojnë votuesit pro-Putin.

Por lista është më e gjatë: Alexis Tsipras në Greqi është në pushtet që nga viti 2015. Qeveria e krahut të djathtë të Rusisë, Viktor Orban, në Hungari, është në pushtet që nga viti 2010. Marine Le Pen u rizgjodh lidere e Frontit Kombëtar në Francë. Dhe Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane në 2016-n.

Një fitore për Putin mund të konsiderohet dhe Brexit, ose fakti që vetë lideri i Kremlinit falenderoi kryeministren britaike, të cilën e konsideroi një nga arsyet për pjesëmarrjen e madhe në votimin e së dielës. Kjo referuar polemikave për helmimin e ish spiunit rus në Britaninë e Madhe, për të cilin Moska akuzon Londrën.

Euro-Putinizmi, si cilësohet dhe në editorialin e New York Times, lulëzon sepse Putin i kushton vëmendje dobësive brenda BE-së për të trajtuar në mënyrë efektive pasojat.

I krahasuar me liderët europianë të dekadës së fundit si David Cameron, Matteo Renzi, Nicolas Sarkozy, Jean-Claude Juncker, madje dhe Angela Merkel; sa prej tyre do të kujtohen për 20 vitet e ardhshme?

Vladimir Putin është një president kriminel që paraqet një rrezik të qartë dhe të pranishëm për shoqërinë demokratike përfundon editoriali.

Por askush nuk mund ta akuzojë se është i pakujdesshëm ose i paqëndrueshëm, apo i gatshëm për të goditur i pari. Për sa kohë që ai lejohet të hidhet në sulm gjithsesi, ai do të vazhdojë të fitojë admirues të rinj dhe zgjedhje të ardhshme, e jo vetëm të tijën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!