“Shi dhe shumë lot”, Materazzi kujton 14 majin dhe tallet me Juventusin

schedule15:57 - 14 Maj, 2020

schedule 15:57 - 14 Maj, 2020

Marco Materazzi është një interist i thekur dhe nuk përton kurrë të ironizojë ndaj klubeve të tjera, sidomos Juventusit. Sot është 20-vjetori i një pasdite të paharrueshme për tifozët e Lazios dhe një datë që i sjell kujtime të trishta popullit juventin.

Ishte sezoni 1999/2000, bardhezinjtë renditeshin në vend të parë, duelonin me Lazion për titullin kampion, por java e fundit solli përmbysjen e madhe. “Zonja e Vjetër” humbi 1-0 në fushën e Perugias dhe në Romën bardhekaltër nisa festa e zjarrtë.

Lazio u shpall kampione e Italisë, ndërsa Juventusi nuk e besonte akoma si e kishte humbur atë ndeshje kundër skuadrës së Materazzit (ishte pjesë e Perugias në vitet 1999-2001). Italiani ka thumbuar bardhezinjtë në një postim të bërë në “Instagram”.

 

Postimi i Marco Materazzit

Sa më shumë shi që binte aq më shumë lot kishte. Dikush kujton 5 majin, të tjerë kanë 14 majin, ditë e mbushur me shi dhe shumë lot”, shkruan ish-mbrojtësi, teksa shfaqet gjatë një dueli kundër Zinedine Zidane. Krahasimi ka lidhje me 5 majin e vitit 2002.

Interi ishte me një dorë të titulli, por u mposht në ndeshjen e fundit kundër Lazios, rezultat që ndikoi që trofeu i madh t’i shkonte Juventusit. “Nuk më rezulton që t’i të isha pjesë e Interit dhe titulli të fitohej nga zikaltrit”, i shkruan një tifoz, i cili vazhdon edhe më tej.

Titulli u fitua nga Lazio, e njëjta skuadër që të bëri të qaje në 5 maj. Të këshilloj t’i shohësh me vëmendje datat për të cilat flet”, thekson një prej tifozëve të shumtë që kanë reaguar keq pas këtij thumbimi të ish-kampionit të botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!