Vajza akuzoi babanë për ngacmim seksual, ish-kryeplaku për Abc News: Të varet!

schedule11:20 - 14 Maj, 2020

schedule 11:20 - 14 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Maliq të Korçës ka tronditur opinionin publik. Një 18 vjeçare ka akuzuar babain e saj se e ka ngacmuar seksualisht.

Në një intervistë të dhënë për Abc News ish kryeplaku i fshatit në Vloçisht Florant Demirllari është shprehur se ato kanë qenë në dijeni të problemeve që ai kishte me bashkëshorte dhe shpesh herë ndaheshin dhe bashkoheshin.

Gjithashtu ai ka theksuar se dukej që 37 vjeçari kishte marrëdhënie të mira me vajzën pasi shpesh kërkonte që dhe ajo të jetonte me të.

Lexo edhe: AUDIO / Vetëm një herë, është ndjenjë s’e komandoj dot: Del përgjimi tronditës i babait që ngacmoi seksualisht vajzën

Ish kryeplaku thekson se Rodolfi shprehej se shiste dhe gjakun për të mbajtur familjen por nëse e ka bërë një gjë të tillë të varet në litar.

Rodolfi jetonte në kushte të vështira ekonomike njihej si i rregullt për këto probleme. Na ka shokuar kjo ngjarje, nuk e di te ketë arritur deri aty, sepse ska qënë i tillë. Ai ka patur probleme me bashëshorten dhe shpesh herë ndaheshin dhe bashkoheshin, punonte sa kishte mundësi si elektricist dhe jashtë shtetit. Ai kërkonte që vajza të jetonte me të. Me vajzën kishte mardhënie shumë të mira . Nuk pranonte ta linte me nënën e saj sepse kishte dyshimet e tij. I ka paguar shkollën dhe i ka mbuluar shpenzimet ekonomike. Rodolfi ka shprehur më herët se ishte i gatshëm të shiste gjakun për të mbajtur familjen. Nëse vërtet e ka bërë, të varet në litar”, është shprehur ish kryeplaku.

Ndërkohë Abc News një ditë më parë ka siguruar dhe dëshminë e vajzës ku thekosnte se i ati nën efektin e pijeve alkolike dhe lëndëve narkotike i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.

Lexo edhe: “Më kërkoi të kryenim marrëdhënie”: Abc News zbardh dëshminë e vajzës së dhunuar nga babai në Maliq

Nga dëshmia vajza thotë se ka regjistruar bisedën me të atin ku shihet qartë se çfarë i kërkon 18 vjeçares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!