Lefter Maliqi kërkon revolucion për rrëzimin e Ramës

schedule10:51 - 14 Maj, 2020

schedule 10:51 - 14 Maj, 2020

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë thirrje për revolucion për rrëzimin e qeverisë Rama. Gjatë fjalës së tij, Maliqi tha se tashmë Shqipërinë e ka marrë lumi dhe ndryshimi është i domosdoshëm.

“Nuk dua të bëj replikë, por dua t’iu bëj me dije shqiptarëve se Reformën Zgjedhore do ta bëjnë siç duan këta.

Të gjithë e keni parë armikun te dera, armikun e padukshëm, armikun e shqiptarëve, armiku i shqiptarëve është këtu, që mungon sot, ky që do të legalizojë hashashin, të fusë drogën në Shqipëri.

Hashashi nuk mund të legalizohet nga njeriu i krimit, i hashashit, i drogës. Veprimet çnjerëzore të tij janë të mëdhaja, ashtu sic ka përdorur gazin lotsjellës ndaj grave e fëmijëve.

Ky nuk ikën nga pushteti, ka ardhur koha të ngrihemi në protesta. Kjo duhet të ndodhë, ndryshe këtë Shqipëri po e merr lumi”, tha Maliqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!