COVID-19, i cili duket se tani vetë do të futet në një “karantinë të përjetshme”, përveçse paralizoi futbollin, shërbeu edhe si recetë efikase. Përfaqësuesi më i lartë i piramidës sportive shtetërore, zv. Ministri Kostandin Shkurti, ka munguar në daljet publike.
Kabinetit qeveritar i ka munguar, mungoi dhe ende i mungon prezenca, qasja, dhe pesha sado minimale e njeriut të sportit. Një vakancë e shkëlqyer e tij në këtë afro dy muaj pandemie, ku ai mungoi në kauzat më të drejtpërdrejta.
Zoti Shkurti, që si zv. Ministër i Sportit është futur në një “letargji taktike”, por që ka bërë merak gjithkënd, sporti ka mbetur totalisht jashtë çdo parametri kurimi shtetëror, ose ndryshe, nuk e qeth më askush për sportin, po fare…/abcnews.al
https://streamable.com/u4qv7d